Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore. Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites.
Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 1-2 ballë.