Reshjet intensive të shiut kanë krijuar probleme në akset kombëtare të qarkut të Dibrës.
Situata paraqitet më problematike në rrugën e Arbrit, kryesisht në bajpasin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë-Maqellarë.
Advertisement
Në këto zona ka patur rënie të vazhdueshme gurësh, të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente.
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka patur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura ka prezencë uji.
Advertisement
Shkak për situatën është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.
Po ashtu,vështirësi qarkullimi për shkak të rënies së gurëve ka patur edhe në aksin Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.
Advertisement