Moti i keq shkakton dëme të mëdha; bllokohen rrugët rurale në zonat malore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq shkakton dëme të mëdha; bllokohen rrugët rurale në zonat malore

Reshjet e shiut që përfshinë kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona.

 

Në Pukë si pasojë e stuhise pati dëme të konsiderueshme.

 

Advertisement

Në njësinë administrative Qelez u dëmtua totalisht rruga rurale për shkak të vërshimit të ujit.shëmbje masive pati edhe në njësinë Gjegjan, ndërsa disa rrugë të tjera rurale u bllokuan për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

 

Ndërkohë u shemb plotësisht edhe nje ure nga prurjet e përrenjve.

 

Advertisement

GJON GJONAJ – KRYEBASHKIAK I PUKES

 

Intensiteti i reshjeve shkaktoi deme të mëdha në infrastrukturën e rrguëve, urave dhe kanaleve. Jemi shpërndarë në të gjitha njësitë administrative dhe po evidentojmë dëmet reale për t’i përballuar.

 

Advertisement

Edhe në Fushë Arrëz shumë rrugë rurale të njësisë administrative Fierzë dhë Iballë janë të bllokuara nga rrëshqitjet masive të tokës.

 

Nga reshjet e dendura të shiut aksi rrugor që lidh Rrëshenin me zonën e Bukmirës është bërë i pakalueshëm për shkak të vërshimit të ujërave dhe inerteve.

 

Advertisement

Ndërkohë një pjesë e këtij segmenti rrezikon të shembet.

 

Probleme jane shfaqur edhe në zonat malore të qarkut Kukës e Shkodër. Stuhia ka shkaktuar edhe nderprerjen e furnizimit me energji elektrike.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy