Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë dhe Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Vlorë dhe Durrës

Moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme ka sjellë pezullimin e lundrimeve drejt barit nga porti i Durrësit dhe anasjelltas. Kapiteneria e Portit njofton se në orët në vijim pritet përkeqësim i motit: ndërsa lartësia e dallgëve do të shkojë deri në 3.5 metra.

 

Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona  dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.

 

Advertisement

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

 

Gjithashtu edhe anijet e vogla të peshkimit janë ndaluar të dalin në det, deri të dielën.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy