Moti i keq ka përfshirë vendin dhe për pasojë është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.
Era e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla. Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datat 07-08.10.2021 në drejtimin J-JL në forcën 6-7bft /10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 1.50-3.50 metra :
NDALOHET DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE MARJEN E MASAVE.
Advertisement2. Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 07-08.10.2021.
3. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 08.10.2021 / 22:00.