Skrapari, Poliçani dhe Ura-Vajgurore janë pa energji elektrike që prej mesditës së kësja të diele. Kjo situatë e rënduar është krijuar si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta, që kanë dëmtuar kabinat elektrike.

Mësohet se ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren dhe po punojnë për riparimin e difekteve dhe normalizimin e situatës së krijuar.

Burimet zyrtare nga institucioni i Prefektit të qarkut bëjnë me dije se spitalet, qendrat shëndetësore dhe poliklinika janë të gjitha me energji elektrike.

Prefektja e Qarkut Berat,Valbona Zylyftari njoftoi se edhe këtë të diel janë zhvilluar mbledhjet e Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku iu është kërkuar anëtarëve të jenë të kujdesshem në vlerësimin dhe menaxhimin e riskut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";