Moti kete te shtune parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura . Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet te ulet dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra dhe lokale,kryesisht keto te fundit ne veri dhe jugerendim te vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperendim dhe shpejtësi mesatare 2 deri 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.Temperaturat nga 10 gradë Celcius në vlerat minimale deri në 24 gradë Celcius në ato të mesditës.
Gadishulli i Ballkanit ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike .Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu ,te cilat përgjatë vijës bregdetare perëndimore dhe kryesisht në zonën e veriperëndimit të rajonit jane të dendura dhe shoqerohen me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Sa i përket kontinentit Europian do te jete nen ndikimin e nje moti te qendrueshem.
Pjesa me e madhe e tij do te karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranesirash, kryesisht ne juglindje dhe perendim te tij moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira te pakta kalimtare.