“Mos ki frikë kur i jap makinës me një dorë”, videot që publikonte në rrjete sociale shkaktari i aksidentit në TEG

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mos ki frikë kur i jap makinës me një dorë”, videot që publikonte në rrjete sociale shkaktari i aksidentit në TEG

Kronika e zezë e së enjtes me tre të vdekur e tre të plagosur tronditi mbarë opinionin publik. Aksidenti i makinës së shtrenjtë që ra nga mbikalimi i Saukut u shkaktua nga një 20-vjeçar. Klevis Ruçaj ishte prezent dhe në rrjetet sociale ku ekspozonte pasionin e tij mbi automjetet dhe shpejtësinë.

 

Në videot e publikuara në ‘TikTok’ ai shfaqet duke ngarë makinën me shpejtësi deri në në 271 km/h. Të tilla pamje viktima e tretë e aksidentit tragjik i shoqëronte dhe me diçitura mbi aftësinë e tij për të lëvizur me shpejtësi.

 

Advertisement

Nga aksidenti i së enjtes humbën jetën drejtuesi i automjetit dhe dy vajza që ishin pasagjere. Gjithashtu, u plagosën dhe tre persona të tjerë në automjetin mbi të cilin ra ‘Audi’ i drejtuar nga 20-vjeçari.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy