Policia e Tiranës ka arrestuar 33 vjeçarin Amarildo Shabani, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia njofton se Shabani e ka marrë më forcë bashkëshorten nga vendi i punës dhe e ka çuar në një lokal në kryeqeytet, ku ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike, ndonëse ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.
Ndaj 33 vjeçarit rëndojnë tre vepra penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Bashkëshortja e tij punonte në një farmaci. 33 vjeçari pasi ka shkuar e ka marë me forcë i ka kërkuar që të riktheheshin bashkë dhe ta falte.
Por sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë.
Kjo ishte arsyeja pse e dhunonte duke qenë se donte ta mbante në shtëpi.
Tiranë
I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
AdvertisementShërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Advertisement– A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.
AdvertisementMaterialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.