Ai është një nga përçuesit e fjalës së Zotit më të ndjekur në Shqipëri sa i përket besimit Islam. Imami Ahmed Kalaja ka ardhur me një rrëfim ndryshe këtë të diel në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetë, Kalaja ka thënë se ishte kur mësoi se babai i tij ishte sëmurë, por që fatmirësisht sot është shumë mirë.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Kë konsideroni si momentin më të vështirë në jetë?
Ahmed Kalaja: Nuk e di, por mendoj se kur mora vesh që babi ishte sëmurë, ka qenë një përjetim i ndryshëm. Nuk e kisha menduar, ndonjëherë sepse ishte një sëmundje e rëndë, por shyqyr Zotit kaloi. Ishte një nga sprovat e kësaj bote, dhe ishte shumë e vështirë ta mendoje jetën pa prind. Ka qenë një periudhë sikur jetoje në ajër.
Pranvera Borakaj: Me nënë apo me babain e ke patur raportin më të ngushtë?
Ahmed Kalaja: Me nënën, babi ka qenë më autoritar.
Pranvera Borakaj: Kush e bën ligjin në familjen tuaj?
Ahmed Kalaja: Babai, po tha ai do shkojmë diku, ka mbaruar. Megjithëse tani e ka lëshuar pak.