Kosova është në rrezik dhe dy kryeministrat, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurti i Kosovës, duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të mendojnë për kombin. Ky është apeli që bëri nga Shkodra ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.
ALFRED MOISIU
AdvertisementISH PRESIDENT I SHQIPËRISË
Ndonjëherë lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Prandaj tani duhet bashkim e jo kakofoni. Se po e bëjnë ujkun qingj , e qingjin ujk. Për kombin duhet të jemi njësoj, nuk ka interesa të veçanta.
Për të rinjtë që të ardhmen e shohin larg Shqipërisë, Moisiu bëri thirrje që t’i japin fund kësaj rruge, pasi nuk është zgjidhja e duhur.
E di që iu ka rënë një barrë e madhe mbi supe, por ju nuk duhet të largoheni. E ardhmja jeni ju!
Ish-presidenti Moisiu ishte në një takim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku mbajti një leksion të hapur.