![Mobileria shkrumbohet nga flakët, panik në tregun industrial të Durrësit](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/12/durres-1.png)
Një dyqan mobilerie është përfshirë nga flakët para pak minutash në qytetin e Durrësit.
Dyqani gjendet pranë tregut industrial të qytetit, në katin e dytë të një ndërtese pranë rrugës kryesore.
Advertisement
Një automjet i stacionit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shuar flakët duke mos lejuar përhapjen e zjarrit në një zonë më të madhe.
Zjarri është vënë shumë shpejt nën kontroll, ndërkohë që janë regjistruar dëme materiale.
Advertisement
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por grupi hetimor i ekspertëve të policisë së rendit dhe stacionit zjarrfikës po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.