Mjeku i njohur Tritan Kalo akuzon një pjesë të mjekeve se po japin ilaçe e mjekime kundër Covid-19 vetëm për përfitime financiare.

Kalo, që ndan me ndjekesit e tij në facebook, këshilla për qytetaret dhe mendime në lidhje me situatën Covid, shkruan se janë një sërë antiviralesh si Remdesevir, Favira, Tamiflu etj, që nuk kanë dhënë ndonjë efekt tek të sëmurët me covud, sidomos nëse nuk përdoren ne kohën e duhur.

Por pavarësisht kësaj ka mjeke që e japin dhe e sygjerojne mjekime të tilla tek pacientet dhe familjaret e tyre. Fakti që këto antivirale nuk janë rekomaduar të jepen nga institucione të rëndësishme si EMA, FDA, etj do të thote që mjeket dhe koleget e tij ose janë të paaftë ose e bëjnë për të përfituar financiarisht, thotë Profesor Kalo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever!!”, shkruan mjeku Kalo.