Një lloj i ri i koronavirusit është zbuluar në Britaninë e Madhe. Ky virus rezulton se shpërndahet më shpejt se Covid-19. Fillimisht Italia, Holanda, Gjermania dhe Belgjika bllokuan të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, nga frika e këtij virusi.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, mjeku specialist i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo shprehet se Covid-19 nuk është një virus laboratori. Sipas disa studimeve, të cilave mjeku Shapo iu referohet, infektimet në Britani ishin si rezultat i fluturimeve dhe prej variantit Italian, francez ose spanjoll

“Ka patur disa studime të periudhës Mars-Prill, ku sugjerohej që një pjesë e mirë e grupeve në risk, këtu në Britani, dhe jo në risk, janë infektuar jo me variantin Ëuhan-ez, por me variantin Italian, francez ose spanjoll, i cili ka ardhur këtu përmes fluturimeve të asaj kohe. Këto janë gjëra që hidhen e priten. E vërteta do dalë një ditë, në dritë, ashtu siç nuk po e nxjerrim dot a ishte virus laboratori, apo i përgatitur në qindra vite për të na goditur kështu siç po na godit pas shpine ”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";