Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit caktoi sot masën “arrest në burg” për mjekun e njohur, Edvin Prifti, të cilit iu gjet në banesë dhe zyrë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.
Mjeku kardiolog Petrit Vargu, përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh se në burg ka hyrë një ndër tre kardiokirurgët më të mëdhënj të Ballkanit.
Sipas Vargut, arrestimi i Edvin Priftit erdhi pas një përplasje të mjekut Prifti me drejtorin, ndwrsa bwn thirrje që të tregohet e gjithë e vërtet dhe jo vetëm “siç i intereson pushtetit”.
“Pa hyre ne kopetencat e gjykates dua te theksoj qe Edvini nuk ishte shef departamenti i zgjedhur nga mjeket. Por shef sherbimi, i emeruar nga komisioni juaj thellesisht politik Z.Kryeminister. Ne te bente pjese nje kontabiliste, nje inxhinier mekanik ose klarinetist sic i thojne mjeket dhe disa persona te tjere te emeruar nga ju. Biles thojne qe ministrja juaj e ka firmosur dy here emerimin, mbas polemikave te shumta qe pati. Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme.Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister. Keshtuqe nese eshte e vertet gjeja duhet te thuhet e tera dhe jo vetem ajo qe i intereson pushtetit.Edhe deklarata juaj dy ore para se te merrej vendimi nga gjykatesja ,nuk me duket shume korrekte Z.Kryeminister.Do ndjek me shume vemendje se si qendron e verteta,ndoshta Edvini ka gabimet e tij nuk e perjashtoj.Por per nje gje jam i sigurt.Sot ne burg ka hyre nje nder 3 kardiokirurget me te medhenj te ballkanit.Kush me njeh e di se sa genjej une. P.S.Askush mos ta lexoj kete status si mbrojtjen e ndonje individi, por thjesht si nje diskreditim i shendetsise shqiptare.Qe nga Tirja deri ne nivelet me te larta”, shkruan mjeku./ Vizion Plus
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";