Mjeku Mihal Kërçi humbi jetën/ Manastirliu: Më hidhëroi shumë, ishte profesionist i zoti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku Mihal Kërçi humbi jetën/ Manastirliu: Më hidhëroi shumë, ishte profesionist i zoti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi pas lajmit për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kërçi. Në “Facebook”, Manastirliu vlerësoi se ai ishte një nga mjekët më të zotë dhe se ka dhënë kontribut të rëndësishëm në organizimin kundër pandemisë.

“Në muajt e punës me task forcën e ngritur, ku mjekët e shkëlqyer të anestezi-reanimacionit që iu përgjigjën situatës, vlerësonin nevojat, planifikonin hapat që duhet të hidhnim, me qëllim që virusi të mos na gjente të papërgatitur, rivendosnin në punë respiratorë në shërbimet tona spitalore, organizonin trajnimet me të rejat e fundit, prof. Kërçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19. Lajmi që prof. Kërçi nuk ia doli në luftën e tij për jetën, më hidhëroi shumë. Mjekësia shqiptare humbi një prej profesionistëve më të zotë.  Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Mihalit.”

 

Mesazhe ngushëllimi për Mihal Kërçin dhanë edhe presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kolegët e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy