Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve te mjekut Kujtim Shabani, i cili humbi jetën sot në plazhin e Radhimës.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shkruan se mjeku ka mbajtur peshën më të madhe në këtë pandemi në Urgjencën e Spitalit të Korçës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndarja e parakohshme nga jeta e dr. Kujtim Shabanit, mjekut të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Korçës, është një humbje e madhe për familjen, për qytetarët e Korçës të cilëve u shërbeu me devotshmëri dhe për sistemin tonë shëndetësor. Dr. Kujtimi ka mbajtur peshën e madhe në këtë pandemi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët. Humbja e tij lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe qytetin e tij! U prehsh në paqe doktor Kujtimi.”