Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku pranoi në studion e “Quo Vadis” se një nga qytetarët e vaksinuar në Shqipëri ka humbur jetën pas marrjes së dozave.
Ai sqaroi se ky është një informacion i konfirmuar në rrugë zyrtare. Ulqinaku tregoi edhe se efektet anësore të vaksinës nuk kanë munguar, duke e shpjeguar këtë me faktin që vaksina është një trup i huaj që të futet në organizëm.
Advertisement
“Në rrugë jozyrtare kam dëgjuar për një rast, por nuk e kam të konfirmuar. Probleme pas vaksinimit ka pasur, kemi një sistem që grumbullojmë të dhënat. Vaksina është një trup i huaj që futet në organizëm dhe mund të ketë probleme.”