Mjekët në protestë/ Tritan Shehu iu del në mbrojtje: Po denigrohen e përçmohen nga regjimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët në protestë/ Tritan Shehu iu del në mbrojtje: Po denigrohen e përçmohen nga regjimi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu iu doli në mbrojtje mjekëve që protestojnë për lirimin e kolegëve të tyre që morën para për operacionin e 17-vjeçarit që mbeti i plagosur ngë masakra e Velipojës.

 

Shehu tha në “Facebook” se mjekët kanë të drejtë të ngrejnë zërin sepse kushtet në të cilat punojnë janë denigruese.

 

Advertisement

“Ky regjim talebanësh, që godet mjekët dhe mbron trafikantët! Nuk janë mjekët e keqja e këtij vendi, përkundrazi. Mjekët janë vlerat e këtij vendi, por që po denigrohen, përçmohen, persekutohen në çdo drejtim nga ky regjim, qoftë në pagën e tyre, kushtet teknike të punës, kujdesit për nivelin e tyre profesional, shkencor, dinjitetit intelektual etj.. Janë ata që pavarësisht këtyre kushteve mesjetare po luftojnë me devocion në përmbushje të misionit të tyre fisnik. Por fatkeqësisht ndaj tyre e personelit shëndetësor në përgjithësi po veprohet njëlloj si talebanët, që duan të denigrojnë vlerat e shoqërisë, intelektualizmin, dijet.”

 

Sipas Tritan Shehut, mjekët po goditen me egërsi për të mjegulluar realitetin. Në rastet kur mjekët gabojnë, ai tha se mund të zhvillohet një proces gjyqësor për ta, por jo arrestime të tipit komunist.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy