Mjekët: Fluks normal nga virozat, pacientët me sëmundje respiratore të bëjnë kujdes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët: Fluks normal nga virozat, pacientët me sëmundje respiratore të bëjnë kujdes

Periudha e pasfestave te fundvitit është shoqëruar me një fluks të virozave, megjithatë sipas mjekëve situata nuk paraqitet alarmante.

“Kjo periudhë nuk është alarmante, pikun e kemi pasur fund i nëntorit dhe mesi dhjetorit, kemi patur shtrime nga ana e pediatrisë që kanë bërë një ngarkesë sidomos në repartin e pneumologjisë dhe të reaminacionit pediatrik. Para dhjetorit shifrat varionin nga 40-45 pacientë në ditë për mjekë, ndërsa periudha pas janarit është ulur”, thotë mjekja pediatre Adriala Ilias.

Shefja e shërbimit të pneumologjisënë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” Silva Bala këshillon pacientët me sëmundje respiratore që të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe.

“Në qoftë se ato nuk paraqiten në kohë tek mjeku dhe neglizhojnë periudhën gripale, kjo gjë i rëndon ato”, tha Bala.

Advertisement

Sipas bluzave të bardha, fluksi i virozave pritet të shtohet më shumë në ditët në vijim./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy