Mitsotakis prezanton planin e rimëkëmbjes ekonomike: Reforma dhe 200 mijë vende të reja pune për Greqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mitsotakis prezanton planin e rimëkëmbjes ekonomike: Reforma dhe 200 mijë vende të reja pune për Greqinë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka prezantuar këtë të mërkurë pikat kyçe të planit të Rimëkëmbjes Kombëtare pas pandemisë së koronavirusit.

Mitsotakis tha se plani, i emëruar si Greqia 2.0, konsiston në 170 projekte të reja, investime dhe reforma. Gjithsej do të përfshihen 57 miliardë Euro dhe pritet që të shtohen 7 përqind të PBB-së për 6 vitet e ardhshme. Sipas këtij plani, Mitsotakis tha se pritet të krijohen 200 mijë vende të reja pune.

Në programin e qeverisë greke synohet që të rritet buxheti për transformimin dixhital, modernizimin e edukimit profesional dhe për investimet private.

Aty përfshihen projekte që e përshijnë Greqinë në epokën dixhitale të gjeneratës së pestë të rrjeteve telefonike në autostrada, interkonjeksione dixhitale në ishuj etj. Po ashtu pritet që të bëhet dixhitalizimi i arkivave shtetërore.

Advertisement

Në planin e qeverisë greke është përfshirë vetëm autostrada në Kretë dhe autostrada E65 në qendër të Greqisë për t’u ndërtuar. Plani u aprovua nga kabineti qeveritar të hënën. Do të çohet në parlament për debat dhe do të dërgohet në Komisionin Europian në mes të prillit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy