Mitsotakis i qartë: Ja për çfarë do flasim me Turqinë, nuk pranojmë asgjë që deri tani Greqia nuk e ka bërë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mitsotakis i qartë: Ja për çfarë do flasim me Turqinë, nuk pranojmë asgjë që deri tani Greqia nuk e ka bërë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për kanalin televiziv ANT1 , ka deklaruar se “Greqia nuk do bisedojë me Turqinë për asnjë çështje tjetër, përveç së përcaktimit të kufijve detare dhe ZEE mes dy shteteve”.

“Nëse pala turke do të hedhë në tryezë çështje si demilitarizimi i ishujve grekë, zonat gri, çështjet e minoritetit në Trakë, ne nuk do të pranojmë. 

Nuk ka pranuar asnjë qeveri greke në 60 ciklet e deritanishme të bisedimeve teknike, as qeveria jonë nuk do pranojë” – ka thënë Mitsotakis.

I pyetur se cilat janë “vijat e kuqe” të qeverisë se tij, kryeministri theksoi se qeveria aktuale nuk do të diskutojë asgjë të re prej atyre që çështjeve që janë aspiratat e Turqisë.

Advertisement

“Nuk bëhet fjalë për negociata, por për bisedime”, ka sqaruar ai duke thënë se “Greqia do të shkojë në Stamboll në 25 janar për të vazhduar “nga aty ku janë ndaluar këto bisedime”.

“Unë jam i gatshëm dhe shpresoj se do të gjejmë një kornizë afatgjatë për pajtimin me Turqinë,” – deklaroi Mitsotakis.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy