Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje,në “Rotondon e Moravës”. Një mjet,tip Mercedes Benz është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës.

 

 

Pas përplasjes,mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet e braktisjes dhe kush ka qënë në drejtimin e tij. Burimet policore bëjnë me dije se, pas mbërritjes së policisë në vendngjarje mjeti u gjet i braktisur dhe me dyer të hapura. Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se,mjeti rezulton i marrë me qera në qytetin e Durrësit por ende nuk dihet identiteti i shoferit. Të njëjtat burime konfirmojnë se, dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti, ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.