Amortizimi i urës në fshatin Shebe në Njësinë Administrative Kthellë kishte izoluar thuajse tërësisht banorët e zones. Automjetet në mungesë të ures lëviznin përgjatë shtratit të përroit dule rrezikuar seriozisht jeten.
Tashmë ky problem është zgjidhur me ndërtimin e urës të tipit “Bailey” nga forcat xheniere. Punimet kanë zgjatur një jave.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ilir Xhebexhia u shpreh:
“Ndërtimi i kësaj vepre prej 18 metra e me peshëmbajtje 40 ton është një kontribut tepër i rëndësishëm për lidhjen e komunitetit të kësaj zone, ndaj ju falënderoj sot për punën e palodhur dhe ndërtimin e kësaj ure.”
Punimet u ndoqën nga kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, i cili u theksoi forcave xheniere, se ky kontribut është tepër i rëndësishëm për këtë zonë dhe disa fshatra, dhe për një fakt, pasi e bën lehtësisht të aksesueshëm për komunitetet përkatëse, për më tepër që tashmë, fshatrat e kësaj zone do të përshkohen nga rruga e asfaltuar Rrëshen-Lurë, që sapo kanë nisur.