Miratohet afati i ri për OFL/ Opozita në kuvend kërkon të mos zvarriten çështjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miratohet afati i ri për OFL/ Opozita në kuvend kërkon të mos zvarriten çështjet

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar propozimin e Ministrisë së Brendshme, për shtyrjen e afatit për prokurorinë dhe gjykatën e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lidhur me konfiskimin ose jo të pronave të shënjestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.

Por deputetët e opozitës kanë ngritur si shqetësim që mos të ketë zvarritje të çështjeve dhe shkelje të Kodit të Procedurës Penale.

 

MYSLIM MURRIZI

Advertisement

DEPUTET I OPOZITES

Unë nuk mendoj që me një akt normativ të shkelim Kodin e Procedurës Penale. Të paktën ta saksionojmë që të ndiqet rruga normale e Kodit të Procedurës Penale.

 

Por kjo është kundërshtuar nga zv/ministri i Brendshëm i cili tha se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje.

Advertisement

 

JULIAN HODAJ

ZV/MINISTER I BRENDSHEM

Ky proces i parashikuar nga Akti Normativ nuk ka lidhje me Kodin e Procedurës Penale. Është proces parandalues dhe proceset parandaluese nuk mund t’i nënshtrohen afatit të parashtrimit siç mund t’i nënshtrohet një krim normal. Pra duke qënë se nuk ka lidhje fare me Kodin e Procedurës Penale është e pamundur që të parashikohen afate si ato të procesit penal.

Advertisement

 

Ndryshimi që pritet të kalojë në seancën e së enjtes në Kuvend do të sjellë vazhdimin e shqyrtimit të kërkesave që OFL u ka çuar Prokurorisë dhe Gjykatës deri në një vendim të formës së prerë.

 

OFL ka përfunduar procesin e verifikimit për 515 subjekte. 243 praktika janë dërguar në SPAK. Aktualisht 183 subjekte janë në duart e prokurorisë, ndërsa po verifikohen 1970 pasuri në total.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy