Mbrëmjen e sotme pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se rend dite do të jetë “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.
Advertisement
“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.
Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”, thuhet në njoftim.