Ministrja: Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja: Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin nga Kosova

Ministrja e Jashtme e Kosovës deklaron se tre policë që iu përgjigjën sulmeve të terroristëve në Vjenë të Austrisë janë shqiptarë nga Kosova.

Meliza Haradinaj Stublla u shpreh se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvizoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”.

Nga sulmi terrorist janë vrarë 4 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur 17 të tjerë. Në mesin e të dyshuarve si pjesë e grupit që terrorizoi Vjenën janë edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy