Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann.
Në qendër të bisedës së këtij takimi mes Ministres Kushi dhe Ambasadores Hohmann ishte vlerësimi i ecurisë së projekteve të përbashkëta që Shqipëria ka mee Bashkimin Evropian.
Advertisement
Postimi i plotë i ministres:
“Kënaqësi të prisja në MAS Ambasadoren e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann, me të cilën diskutuam rreth bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit. Shpreha mirënjohjen tonë për projektet “EU4Schools”, “EU4InclusiveEducation”, programin ErasmusPlus, si dhe kontributin me vlerë në procesin e ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare”.