Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos dhe eurodeputetin Andreas Schieder.

 

“Gjatë takimit me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe eurodeputetin z. Andreas Schieder diskutuam rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga ana e MAS në fushën e arsimit dhe sportit në përputhje me rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, folëm rreth sfidave të shumta që ka sigurimi i arsimit cilësor dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, për të cilat më siguroi që do të kemi mbështetjen e pakursyer të Parlamentit Evropian,”– informon ministrja Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";