![Ministrja Kushi për kampionin Izmir Smajlaj: Ambasador i shkëlqyer i yni](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/03/evis-kushi-600x400.jpg)
Ministrja e Arsimit Evis Kushi priti këtë të hënë në një takim kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, për të cilin tha se vazhdon të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni.
Sipas saj, këtë, Izmiri e ka dëshmuar edhe kohët e fundit në disa gara ndërkombëtare.
“Atleti rekordmen Izmir Smajlaj vazhdon të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni, pasi kohët e fundit ai ka bërë atë që di të bëjë më mirë: të shkëlqejë në gara ndërkombëtare dhe të lartësojë flamurin tonë kombëtar. Medaljet e arta radhazi, në Vjenë, Stamboll dhe Beograd, e dëshmojnë atë si kampionin e padiskutueshëm të gadishullit Ballkanik që vazhdon të na bëjë krenarë”, shkruan ajo në “Facebook”.
Ndër të tjera, Kushi ndërsa i uron Smajlajt shumë mbarësi për në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2021”.