Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në zyrën e saj zv. Ministrin Grek të Arsimit dhe Çështjeve Fetare z. Evangelos Syrigos dhe Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri znj. Sophia Philippidou.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth finalizimit së shpejti të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.
Në një status në rrjetet sociale Ministrja Kushi nënvizon se gjatë diskutimit ajo ka theksuar gjithashtu edhe vëmendjen e posaçme që Ministria e Arsimit dhe Sportit po i kushton shkollave të minoritetit grek në lidhje me kurrikulat, programet, tekstet mësimore, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.