Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësues të arsimit special, me të cilët ka diskutuar rreth përvojës së tyre, nevojat kryesore të gjithëpërfshirjes dhe ka marrë gjithashtu sugjerime në lidhje me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.

 

 

Ajo nënvizon se gjithëpërfshirja dhe arsimi cilësor për fëmijët me aftësi ndryshe vijon të jetë prioritet në politikat tona arsimore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Në këtë kuadër, bashkëbisedimi që zhvillova me mësues të arsimit special ishte një mundësi e mirë për të njohur nga afër nevojat që kanë në raport me fëmijët me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre, si dhe njëkohësisht të merrja sugjerime të vlefshme për Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 që lidhen direkt me zhvillimin profesional të tyre dhe nevojat e gjithëpërfshirjes”, shprehet Ministrja Kushi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kushi cilëson edhe rëndësinë e vecantë që ka roli i mësuesve të arsimit special:

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Roli i mësuesve të arsimit special është më tepër se një profesion, është një mision! Prandaj, nga viti në vit kemi rritur ndjeshëm numrin e tyre në shkollat tona, një tregues domethënës ky që dëshmon seriozitetin për trajtimin e nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe dhe integrimin e tyre në shoqëri”.