Ministrja Kushi: Dritaret e shkollave të mos mbahen gjithë kohën hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja Kushi: Dritaret e shkollave të mos mbahen gjithë kohën hapur

Pas shqetësimit të disa prindërve dhe nxënësve, ministrja e Arsimit, Evis Kushi qartësoi se dritaret e shkollave nuk duhen mbajtur gjithë kohën hapur. Ajo tha në “Facebook” se si masë për pandeminë është marrë ajrosja disa herë brenda ditës e klasave, por jo mbajtja e dritareve gjithë ditën hapur.

 

“Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.”

 

Advertisement

Evis Kushi kërkoi nga të gjitha institucionet arsimore që të tregojnë kujdes në këtë drejtim, me qëllim që në klasa të ketë një temperaturë kostante, veçanërisht në këto ditë të ftohta.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy