Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në vizitën e sotme në Spitalin Rajonal të Kukësit, ka parë nga afër investimin e rëndësishëm për rikonstruksionin e këtij spitali. Krahas tjetërsimit të godinës, Koçiu është ndalur edhe në rëndësinë e aparaturës së re të densitometrisë kockore që ka rritur kapacitetet diagnostikuese, por edhe pajisjet e tjera që do të shtohen me buxhetin e vitit 2024.

 

‘Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në buxhetin e vitit 2024 do të vijojnë me investime në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë në kuadër të fuqizimit dhe modernizimit të diagnostikës në spitalet publike.
Investimet dhe ndërhyrjet e rëndësishme në spitalet publike të vendit, për trajtimet e patologjive të ndryshme do të përmirësojnë jo vetëm nivelin diagnostikues, por pacientët do të marrin shërbime cilësore e sa më pranë vendbanimit të tyre.’ – ka thënë ministrja Koçiu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koçiu ka folur edhe për rëndësinë e aparaturës së re që ka lehtësuar shërbimin ndaj pacientëve.

 

‘Bashkë me mjekët e Spitalit Rajonal të Kukësit, krahas investimit të rëndësishëm që po kryejmë në rikonstruksionin e plotë të këtij spitali, vënia në shërbim të aparaturës së re të densitometrisë kockore ka rritur kapacitetet diagnostikuese’. – është shprehur ministrja Albana Koçiu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";