Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët e bashkive.

Në takim u diskutua për punët e përbashkëta, duke nisur nga ndërhyrjet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizimi i sigurisë ushqimore, ndërtimi i tregjeve të reja dhe orientimi i fermerëve drejt bashkimit për të ndërtuar ekonomi shkalle dhe siguruar më shumë të ardhura për zonat rurale.

Forcojmë urat e komunikimit me pushtetin vendor, për të bashkërenduar energjitë dhe punët në përgjigje të nevojave të komuniteteve në zonat rurale”, u shpreh Denaj.

Ministrja vlerësoi se në fokus të diskutimit ishte dhe kujdesi për Transumancën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një tjetër fokus i yni është kujdesi për Transumancën, ku rrisim bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për shtegtimin e bagëtive, si një potencial ekonomik dhe trashëgimi e traditës sonë blegtorale që duam ta ruajmë e ta kthejmë në tërheqje turistike”, u shpreh Denaj./vizionplus.tv