Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar

Disa ditë më parë, presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, gjatë një vizite në Beograd u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.

“Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t’i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.

Por Ministria e Jashtme çeke distancohet nga këto deklarata, të cilat sipas saj nuk përfaqësojnë Çekinë, por opinionin personal të presidentit çek.

Në përgjigje të interesimit të MCN TV, Ministria e Jashtme Çeke sqaron se “komentet e Presidentit Zeman ishin deklarata e tij personale. Politika e rajonit të Ballkanit Perëndimor ka shumë ndërlikime. Nevojitet një dialog afatgjatë për të zgjidhur jo një, por dhjetëra, në mos qindra veprime të gabuara”.

Advertisement

Zeman i referohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në konfliktin e Kosovës në vitin 1999. Në atë kohë Zeman ishte kryeministër dhe Çekia sapo ishte anëtarësuar në NATO.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy