
Ministria e Arsimit ka bërë me dije datat e provimeve të maturës shtetërore për vitin 2022.
Në 9 qershor, maturantët do të testojnë njohuritë në “Gjuhë e Huaj”, 11 qershor do të jepet provimi i “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”, 17 qershor “Matematika”, ndërsa në 24 qershor lëndët me zgjedhje.
Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.
Sa i përket nivelit të vështirësisë, 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.
Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.