Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban në Turqi, Murat Kurum deklaroi se nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara kanë mbetur njerëz. Ai tha se të gjitha ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren të angazhuara për të shpëtuar njerëzit.
“Ne kemi qytetarë nën rrënojat. Të gjitha njësitë e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizimit u drejtuan në Izmir dhe rrethet e tij. Ne do të shërojmë plagët e qytetarëve tanë duke mobilizuar të gjitha ekipet tona.”
Advertisement
Tërmeti ishte me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Për momentin raportohet për rreth 20 ndërtesa të dëmtuara nga lëkundjet.
Advertisement