Ministri rus viziton Kinën: S’do të lejojmë që SHBA ta bëjë Ukrainën një Afganistan të dytë 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri rus viziton Kinën: S’do të lejojmë që SHBA ta bëjë Ukrainën një Afganistan të dytë 

Ministri i Jashtëm i Kinës, Uang Ji dhe homologu rus, Sergei Lavrov janë takuar per herë të parë që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

 

Gjatë bisedës, Lavrov e informoi homologun e tij kinez për “operacionin special”, ndërsa akuzoi Perëndimin se po përpiqet ta kthejë Ukrainën në “një Afganistan të dytë”.

 

Advertisement

 

“Situata aktuale në Ukrainë  tregon qartazi  përpjekjet e vendeve perëndimore për të krijuar një Afganistan të ri. Ata që u përpoqën ta bëjnë Afganistanin qendrën e politikës botërore, tani po përpiqen ta zëvendësojnë  atë me Ukrainën.”

 

Ministri rus u shpreh optimist mbi bisedimet mes dy delegacioneve që u zhvilluan një ditë më parë në stamboll të turqisë.

Advertisement

 

SERGEI LAVROV

MINISTËR I JASHTËM, RUSI

“Unë e konsideroj një progres të rëndësishëm faktin që negociatorët ukrainas kanë konfirmuar nevojën për të garantuar një status jo-bërthamor, jashtë bllokut të Ukrainës dhe sigurinë e saj jashtë kornizës së Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe mirëkuptimin nga kolegët ukrainas se çështjet për Krimenë dhe Donbasin janë zgjidhur përfundimisht. Por ky nuk është rezultati përfundimtar.”

Advertisement

 

Sipas mediave në Pekin, ministri kinez Uang Ji nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve i kanë rezistuar sfidave në një situatë tensionesh. Diplomati kinez deklaroi më tej se Kina ishte e gatshme ta çonte marrëdhënien e tyre “në një epokë të re” dhe “në një nivel më të lartë”.

 

“Kina ka qëndruar gjithmonë në anën e duhur të historisë, çështja e Ukrainës ka një histori komplekse  por ky është rezultati i një konflikti të gjerë evropian në fushën e sigurisë”, mësohet të ketë thënë ministri kinez.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy