Ministri Igli Hasani niset drejt Rumanisë, vizitë zyrtare dy ditore më datat 4-5 qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Igli Hasani niset drejt Rumanisë, vizitë zyrtare dy ditore më datat 4-5 qershor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Rumanisë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore më datat 4-5 qershor.

Gjatë vizitës së tij, Ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me zyrtarët më të lartë të vendit, si: Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; Presidentin Klaus Iohannis; Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu, Ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu dhe me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit, Titus Corlatean.

Kjo vizitë, që pason vizitën e Ministres Oodbescu në Tiranë nëntorin e kaluar gjatë së cilës u nënshkrua dhe Plani i Veprimit 2024-2025, është shprehje e vullnetit të përbashkët për të intensifikuar me tej dialogun politik./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy