Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, është ndalur në Tiranë në kuadër të turit të tij 4 ditor në rajon.

Ministri turk ka mbërritur që mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet, ku fillimisht u takua me përfaqësues të bizneseve turke në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë sot një takim me homologun e tij Igli Hasani.

Pas takimit, dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hakan Fidan ndodhet në Shqipëri në kuadër të turit të tij, ndërsa më pas do të ndalet edhe në Bullgari dhe Rumani./vizionplus.tv