Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet diplomatike nuk kanë bërë të ditur përmbajtjen e bisedës.

Çavuşoğlu sot në Ankara zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), Tahsin Ertuğruloğlu.

Ai në konferencën e përbashkët për media tha se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka dashur ta takojë atë me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë, por se në këtë periudhë Dendias ka hyrë në karantinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas këtij takimi të parë, jam i gatshëm të takoj Dendiasin duke shkuar në Tiranë me ftesën e Ramës.

Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese”, kishte theksuar Çavuşoğlu.