Ministri i Jashtëm italian: Zgjerim natyral i BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm italian: Zgjerim natyral i BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Unë besoj se është e natyrshme zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, ku brezi i ri shpreson në idenë e anëtarësimit të vendeve të tyre në BE, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, pas takimit me homologun e tij slloven, Anze Logar.

”I kam vizituar disa herë si ministër i Jashtëm vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u takuar jo vetëm me institucionet, por edhe me të rinjtë”, shtoi ai.

”Shpresa është që të rizbulojmë një dimension politik në nivel europian për të rifilluar dialogun për zgjerimin, veçanërisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ai.

”Qëllimi i presidencës sllovene të Bashkimit Europian, në semestrin e ardhshëm është rifillimi i dialogut politik për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi nga ana e tij ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy