Ministri i Jashtëm, Igli Hasani: Situata gjeopolitike në Rajon ka prodhuar sfida që kërkojnë angazhim të fortë të BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani: Situata gjeopolitike në Rajon ka prodhuar sfida që kërkojnë angazhim të fortë të BE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani po mban një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologen gjermane dhe Komisionerin Varhelyi dhe Kryediplomaten gjermane Baerbock.

 

Në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, ministri Hasani u shpreh se ky ishte ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë Samitit në Tiranë.

 

Advertisement

Shefi i i diplomacise shqiptare vuri ne dukje faktin se keto takime zhvillohen teksa rajoni, pra Ballkani Perendimor ndodhet ne nje moment te rendesishem, pasi situata gjeopolitike ka prodhuar sfida qe kerkojne vemendje dhe adresim jo vetem nga vete aktoret e rendesishem ne rajon, por ne menyre te vecante nga lidershipi i BE-se.

 

Ky ishte ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë Samitit në Tiranë. Mirënjohje të gjithë kolegëve për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre. Këto takime, jane ngjarje të rëndësishme që zhvillohen për herë të parë në një vend të rajonit tonë.Ato zhvillohen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Ballkanin Perendimor dhe Evropën. Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim. Jane situata qe kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE. Krahas sfidave, kjo situatë ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik.Ka përforcuar angazhimin e BE-së me rajonin tonë. Ky vullnet shprehet edhe në këto takime, sigurisht edhe Samiti pas pak ditësh. Samiti dhe tri Ministerialet, mundësi për të diskutuar se çfarë forme mund të marrë ky angazhim. Çfarë forme mund të marrë mbështetja e BE për rajonin në kushtet aktuale

 

Advertisement

 

 

 

Procesi i Berlinit, tha shefi i diplomacise shqiptare, mbështetet në tre shtylla kryesore, teksa shtoi se ekziston një nevojë urgjente për ekonomitë e vendeve te rajonit për integrim në tregun e përbashkët europian.

Advertisement

 

Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla: 1. Perspektiva evropiane, 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit. Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen . Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes Ballkanit Perendimor dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE. Energjia dhe transporti, dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit. Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BEQëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët. Masa që përgatisin ekonomikisht vendet tona për anëtarësim në BE” u shpreh Igli Hasani.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy