Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla mblodhi të gjitha strukturat drejtuese të policisë së shtetit duke dhënë porosite kryesore të punës dhe duke caktuar edhe prioritetet e punës së tij në krye të Ministrisë.
Balla kërkoi nga strukturat e policisë ë të mos pranojnë asnjë ndërhyrje, sidomos nga deputetet duke marrë shkak edhe nga rasti I fundit kur të afërmit e deputetit Rraja u përshinë në skandalin e dhunimit të një fisi tjetër për shkak të një guroreje në Borizane të Krujës.
Balla garantoi se do të punojë për të përmirësuar kushtet e punës për punonjësit e policisë si dhe 100 banesa për familjet e reja të efektiveve..
Lufta kundër kanabisit sipas tij duhet të jetë një nga aspektet kryesore të punës së policisë së shtetit.
Mirëpo Ministri Balla tha se po kaq të rëndësishme janë edhe cështje që lidhen me imazhin e punonjësit të policisëm, kodi etik dhe lufta kundër korrupsionit brenda vete radheve të uniformave blu.