
Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vizituar paraditen e kësaj të diele familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga një punonjës policie.
Ai ishte i shoqëruar nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku dhe zëvendësdrejtori i policisë Albert Dervishaj.
Çuçit iu besua posti i Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt si pasojë e vrasjes së Klodian Rashës nga punonjësi i “Shqiponjave” orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit.
Advertisement