Ministri për Evropën  dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, të martën, 23 prill, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Zagreb, gjatë së cilës do të takohet me Ministrin e  Punëve të Jashtme Gordan Grlić-Radman.

Ministri Hasani do të zhvillojë takime githashtu me Presidentin,  Zoran Milanović dhe Kryeministrin,  Andrej Plenković.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Hasani do të marrë pjesë në çeljen e  ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit Hasani në Zagreb, shprehje e vullnetit të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe më gjerë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për të bashkërenduar përpjekjet tona për anëtarësimin sa më të afërt në familjen evropiane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vizita do të shërbejë, gjithashtu, si një rast inkurajimi i Tiranës zyrtare dhe Zagrebit zyrtar për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të procesit tonë të integrimit evropian, si edhe të nxitjes së bashkëveprimit në realizimin e projekteve të përbashkëta./vizionplus.tv