Ministri Hasani vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, fokusi në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, fokusi në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Republikës së Koresë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me personalitetet më të larta të vendit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe veçanërisht për të nxitur potencialet e pashfrytëzuara për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar Shqipëri-Kore e Jugut.

Ky vit shënon 33-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy