Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të nisë të mërkurën një vizitë zyrtare dy ditore në Vienë. Ministri Hasani pritet të zhvillojë një takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmidt dhe përfaqësues të tjerë të OSBE dhe OKB.
Ai do të takohet me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, si dhe të tjerë përfaqësues të parlamentit austriak.
Advertisement