Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar me homologun e tij spanjoll, Jose Manuel Albares. Ministri Hasani bën me dije se i ka shprehur falenderimet homologut të tij, për qëndrimet e mbajtura të Spanjës ndaj Shqipërisë.
“Kënaqësi të takoja homologun tim spanjoll, Jose Manuel Albares, në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, në Bruksel.
AdvertisementFalenderova ministrin Albares për mbështetjen e Spanjës dhe Presidencës së Këshillit të BE për avancimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit evropian”, tha ai.
Ministri Hasani thekson se Shqipëria pret mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, si një çështje me rëndësi për vendin.
“Në pritje të hapjes së grupit të çështjeve themelore në kuadër të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që presim të mbahet sa më shpejt”, nënvizon ai.
Sjellim në vëmendje që Spanja mban aktualisht Presidencën e Këshillit të BE.
Glad to meet my Spanish colleague @jmalbares at the margins of the #EU Foreign Affairs Council, in Brussels.
Thanked Minister Alvares for Spain and Presidency of the #EU Council strong support for the advancement of Albania and the Western Balkans in the European Integration… pic.twitter.com/BRoDbTU16y
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 13, 2023